“Beteja” e ngushtë e presidencialeve, Pendarovski me epërsi të lehtë ndaj Siljanovskës

“Beteja” e ngushtë e presidencialeve, Pendarovski me epërsi të lehtë ndaj Siljanovskës

Kandidati socialdemokrat i partive të koalicionit, Stevo Pendrovski ka shënuar një epërsi të lehtë ndaj kandidates së opozitës, Gordana Siljanovska – Davkovanë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan dje në Maqedoninë e Veriut. Sipas rezultateve preliminare nga rreth 100 % të votave të numëruara, Pendarovski ka fituar 42,72% të votave, ndërsa Siljanovska – Davkova ka fituar 42.58% të votave, ndërsa kandidati i tretë Blerim Reka i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe BESA ka fituar 10.35% të votave. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tha se zgjedhjet kaluan në një atmosferë të qetë dhe demokratike, me shumë pak parregullësi, ndërsa jehona e votuesve ka qenë mbi 42%. Këto ishin zgjedhjet e gjashta presidenciale nga pavarësimi i vendit nga ish-republika jugosllave në vitin 1991. Të drejtën e votës e kishin mbi 1.8 milionë qytetarë. Për shkak të rezultatit të arritur, do të zhvillohet raundi i dytë më 5 maj, ndërsa për të qenë zgjedhjet e suksesshme, duhet të dalin mbi 40% të votuesve. Në rast se nuk arrihet kjo, atëherë sipas Kushtetutës do të duhet të organizohen zgjedhje të reja. /IBNA