BE-ja si model për thelimin e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit

BE-ja si model për thelimin e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit
Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi pritet ti bashkojnë forcat dhe të ndërtojnë një strukturë të përhershme për bashkëpunim e cila do të përshpejtonte integrimin e tyre në Bashkimin Europian.
Pas marrëveshjes për roaming pasojnë sfida të mëtutjeshme gjegjësisht marrëveshje për njohje të diplomave për profesione të caktuara në Ballkanin Perëndimor, deklaroi në Beograd, sekretarja e përgjithshme e Këshillit rajonal për bashkëpunim (RSS) Majlinda Bregu.
“Ne në RSS e kemi nderin që ishim ata që e kanë mundësuar gjithë procesin, por gjithashtu jemi koshient se ky është vetëm fillim. Para nesh ka akoma mjaft punë, ndërsa hapi i ardhshëm është marrëveshja për njohje të ndërsjellë të kualifikimeve profesionale për doktorë të mjekësisë, stomatologë, arkitektë dhe inxhinierë, që duhet të nënshkruhet në korrik të këtij viti në samitin në Poznanj”, deklaroi Bregu, duke e uruar nënshkrimin e marrëveshjes për ulje graduale deri në pezullim të roamingut mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Me nënshkrimin e marrëveshjes rajonale për raoming, shtoi qeveritë në rajon dërguan mesazh të qartë të përkushtimit të vlerave evropiane dhe gatishmërisë që t’i vendosin në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.
Ligjëruesi universitar i së Drejtës Evropiane, Llokman Murtezani thotë për Ibna se, bashkëpunimi rajonal duhet të përforcohet edhe në sferën ekonomike, për ti hapur rrugë një tregu të përbashkët më relevant dhe më kompetitivë.
“Vendet e rajonit duhet të rrisin bashkëpunimi duke marrë si model tregun unik të BE-së. Me heqjen e barrierave tregtare do të përfitojnë ekonominë dhe qytetarët e këtyre shteteve.
RSS, i cili është një lloj trupi operativ të vendeve nga Procesi për bashkëpunim në Evropën Juglindore, e ka lehtësuar gjithë procesin trevjeçar të bisedimeve mes vendeve të Ballkanit, mes të cilëve është edhe Kosova, me qëllim që të arrihet deri te rezultati përfundimtar, heqje graduale e plotë e tarifave për komunikimin celular. /Ibna/