Bashkësia ndërkombëtare shton presionin ndaj Kosovës

Bashkësia ndërkombëtare shton presionin ndaj Kosovës
Për një kohë të shkurtër kohore Kosovën e kanë vizituar një numër i madh i zyrtarëve të lartë të SHBA-ve dhe Shteteve anëtare të BE-së.
Ata po i bëjnë presion Kosovën për ta hequr taksën që të rinisë dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë.
Ndaj këtij presioni ka reaguar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për mungesën e trysnisë mbi Serbinë e cila po i bllokon bisedimet.
“Ne të gjithë jemi vende të lira. Nëse Serbia vendos kushte për dialog ne nuk kemi mundësi që ta ulin me kërcënime në tavolinë. Bashkësia ndërkombëtare nuk po i bën presion Serbinë, por viktimës, në këtë rastë Kosovës. Këto praktika nuk janë të mira. Nuk mundet cdo të veprohet mbi kurrizin e shtetit të Kosovës”.
Kështu u shpreh Haradinaj  në një konferencë për media duke komentuar vizitat e shpeshtuara të diplomatëve perëndimorë që po kërkojnë pezullimin e tarifave.
Ai ka theksuar se në takimet e fundit me zëvendës sekretarin amerikan, David Hale dhe dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel i është kërkuar heqja e taksës dhe vazhdimi i dialogut.
“Ky është pozicioni i SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe shteteve tjera evropiane. Ato janë të interesuara për vazhdimin e dialogut”, është shprehur Haradinaj, duke përsëritur qëndrimin e tij se nuk do ta pezulloj taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe.
Refuzimi i këtyre kërkesave ka ndarë edhe skenën politike në vend në mes të atyre që kërkojnë të dëgjohen aleatët e Kosovës edhe atyre që kërkojnë një kontratë për njohje të pavarësisë nga Serbia.
Profesori i shkencave politike, Gjon Culaj thotë për Ibna se skena politike kosovare duhet të jetë unifikuar sa i përket procesit të dialogut me Serbinë.
Ai thekson se  Kosova si një vend i vogël, madje as faktor rajonal, ka nevojë për ruajtjen e partneritetit strategjik me SHBA dhe vendet e BE-së.
“Jo rastësisht e thash me vendet e BE-së, sepse BE si e tillë, pra si organizatë, ka probleme serioze në politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë, në fakt, asnjëherë nuk është afirmuar si aktor i rëndësishëm politik dhe ushtarak as në nivel rajonal as në atë global. Aq më pak mund të presim tani nga përfaqësuesit e BE-së në fundin e mandatit të tyre, të cilët shpeshëherë po trajtohen shumë ma seriozisht te ne se sa trajtohen në kryeqendrat kryesore evropiane.
Për më tepër, një zgjidhje eventuale e propozuar nga ta, do të ishte vështirë e implementueshme, prandaj siç ka ndodhë në të kaluarën, ne duhet të kërkojmë implikim më të madhë në këtë proces të SHBA, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe, të cilat mund të garantojnë implementimin politik dhe ushtarak të një marrëveshjeje eventuale”, thekson Culaj. /Ibna/