Ballkani mes luftës dhe paqes

Ballkani mes luftës dhe paqes

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha në Bruksel se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë perspektivë reale të anëtarësimit në BE.

Ai paralajmëroi se, përndryshe, ekziston rreziku i kthimit në vitet e 90-ta kur ky rajon u përfshi në luftra të përgjakshme dhe shumë vitikma.

“Nëse këto vende nuk bëhen anëtare të BE-së, ne jemi në rrezik të kthehemi në vitet e 90-ta, mendoj se është çështje lufte apo paqeje”, tha Juncker në një konferencë të përbashkët të shtypit me presidentin slloven, Borut pahor duke diskutuar perspektivat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE.

Akualisht si çështje më delikate dhe e cila mund të nxisë tensione është kontesti i hapur mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa problem të ngjajshëm përbën edhe Republika Srpska.

Në rastin e Kosovës janë duke u bërë përpjekje për gjetjen e një zgjidhje paqësore përmes procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Në këtë problem së fundi janë përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti amerikan, Donald Trump i ka ftuar palët për një marrëveshje paqësore.

Ai ka theksuar se dështimi për të kapitalizuar këtë mundësi unike do të ishte ngecje tragjike, sepse një mundësi tjetër për paqe gjithpërfshirëse nuk ka gjasa të ndodhë shpejt.

Lidhur me këtë çështje, presidenti kosovar dhe përfaqësuesit e Serbisë kanë inicuar ndarjen apo korrigjimin e kufijve, por kryeministri Ramush Haradinaj ka theksuar se ndarja do të thotë luftë dhe rikthim në të kaluarën.

Gjithashtu ai ka vendosur një taksë ndaj produkteve serbe si kundërpërgjigje ndaj politikave serbe kundër pavarësisë së Kosovës. Kjo taksën ka ndërprerë procesin e dialogut, i cili nuk dihet kur do të rifilloj.

A do të humbet momentumi për një zgjidhje paqësore gjatë vitit 2019 siç është kërkuar nga BE dhe SHBA, mbetet të shihet.

Në anën tjetër, me probleme të shumta përballet edhe Bosnjë Hercegovina. Atje egzistojnë kërcënime për referendum të pavarur në Republikën Srpska, i cili mund të eskalon në konflikt të armatosur duke e ndarë përfundimishtë Bosnjë Hercegovinën.

Analisti amerikan Daniel Serwer është shprehur se ndarja e Republika Srpska në shtet të pavarur nuk do të njihet nga bashkësia ndërkombëtare, por do ti shërbejë interesave të elitës politike rusofile të korruptuar.

Ai ka ftuar SHBA-të që të kenë një rol në aktiv në rajonin e Ballkanit dhe kjo ka ndodhur, Amerika sot është përfshirë direkt në arritjen e një marrëveshje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, por është edhe duke monituar me kujdesë zhvillimet në Bosnjë dhe Herecegovinë. /Ibna/