Arrestohet kryetari i partisë “GROM”në Maqedoninë e Veriut

Arrestohet kryetari i partisë “GROM”në Maqedoninë e Veriut

Në Shkup sot u arrestua kryetari i partisë së njohur me emrin “GROM”, Stevce Jakimovski. Ai ngarkohet me akuzën për keqpërdorime gjatë kohës që ishte kryetar i komunës Karposh të Shkupit.

Ai me pranga në duar është dërguar në Gjykatën Penale. Jakimovski edhe vitin e kaluar është ndaluar nga policia me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës që ishte kryetar komune. Partia e tij që ka dy deputet ka reaguar duke theksuar se pushteti aktual po ndjek oponentët politik. GROM (Iniciativa Qytetare për Maqedoninë) është aleate me VMRO-DPMNE. /IBNA