Arrestohet funksionari i larte i Qeverise

Arrestohet funksionari i larte i Qeverise
Me urdhër të prokurores për krim të organizuar Vilma Ruskovska, mëngjesin e sotëm është arrestuar sekretari shtetëror në Ministrinë për shoqëri informatike, Jahi Jahiu.
Jahiu dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në marrjen e provizionit nga një tenderi i fituar.
Jahiu është kuadër i BDI-së. Për momentin sektroi për krim të organizuar dhe korupsion po kryen bastisje në hapësirat e ministrisë.
Sipas dëshmitarëve Jahi Jahiu nga Kumanova është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit, ndërkohë që policia ka qëndruar në shtëpinë e tij për të kryer bastisje./IBNA