Arrestohen ish-kryeparlamentari Veljanovski dhe dy ish-ministra

Arrestohen ish-kryeparlamentari Veljanovski dhe dy ish-ministra

Arrestohen ish kreu i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Trajko Veljanovski dhe ish ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakievski.

Arrestimi i tyre ka të bëj me ngjarjet e dhunshme në Kuvend me 27 prill të vitit të kaluar. Ata dyshohen se janë pjesë e organizatorëve për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend. Të arrestuarit po merren në pyetje nga gjykatësi hetues në Gjykatën Penale. Procesi gjyqësor rreth ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend është para përfundimit, gjykimi filloi në gusht të vitit të kaluar dhe udhëhiqet nga gjykatësja Dobrilla Kacarska. Gjykimi në fillimi nisi kundër 33 personave, ndërsa në pajtim me Ligjin për amnisti u falën gjithsej 15 persona. Kurse dje të pandehurit thanë fjalët përmbyllëse./IBNA