Apostolova bën thirrje për zgjedhje transparente në komunat veriore të Kosovës

Apostolova bën thirrje për zgjedhje transparente në komunat veriore të Kosovës
Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Natalya Apostolova ka lëshuar sot një deklaratë për media në lidhje me zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës.
Në deklaratë thuhet se zgjedhjet transparente, gjithëpërfshirëse dhe të besueshme që ofrojnë një përzgjedhje domethënëse të kandidatëve janë themeli i demokracisë. “BE-ja pret që të gjithë aktorët e përfshirë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovës, të respektojnë integritetin e procesit zgjedhor”, thuhet në deklaratën e Apostolovës.
Bashkimi Evropian sipas Apostolovës thekson rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të rekomandimeve të Misionit Vëzhgues të BE-së nga zgjedhjet e kaluara.
“Puna duhet të bëhet në përputhje me marrëveshjen e fundit të arritur në mes të gjitha partive politike në Kuvend”, thuhet në deklaratën e Natalya Apostolovës./Ibna/