Anulohet takimi i liderëve politik në Maqedoninë e Veriut

Anulohet takimi i liderëve politik në Maqedoninë e Veriut

Qeveria përmes një njoftimi sot bëri të ditur anulimin e takimit të liderëve të partive kryesore në vend, për shkak të mospjesëmarrjes së liderit të partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Nga Qeveria theksuan se nuk pranojnë ultimatume që rëndojnë dialogun politik.

Kryeministri Zaev  për këtë ka informuar edhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarin e ASH-së, Ziadin Sela, të cilët ishin ftuar në këtë takim.

Sipas agjendës së Zaevit, në këtë takim duhej të diskutohej për Prokurorinë Speciale, regjistrimin e popullsisë dhe kodin zgjedhor, mirëpo Mickoski ka kërkuar që si pikë e vetme e takimit të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ai ka paralajmëruar se në rast se nuk do të diskutohej kjo pikë e vetme atëherë nuk do të ishte pjesë e negociatave. /IBNA