Antikorrupsioni ngre padi penale ndaj funksionarëve që kanë punësuar familjarë dhe avancime të paligjshme

Antikorrupsioni ngre padi penale ndaj funksionarëve që kanë punësuar familjarë dhe avancime të paligjshme

Kryeministri dhe lideri i SDSM-së, Zoran Zaev ka kërkuar që të gjithë të afërmit e funksionarëve shtetëror që janë punësuar gjatë periudhës së fundit dhe janë evidentuar nga Komisioni Antikorrupsion duhet të tërhiqen nga vendet e punës. Në mesin e tyre janë familjarë të ngushtë të ministrave, deputetëve dhe funksionarëve të tjerë shtetëror, por avancimet që ka bërë presidenti Gjorgje Ivanov.

Zaev nga tribuna në Prilep bëri thirrje për përgjegjësi politike dhe profesionale për çdokend që është përfshirë në nepotizëm dhe ka cënuar të drejtën e qytetarëve. “I jap urdhër të gjithëve që menjëherë të tërhiqen nga vendet e punës ku janë punësuar. Vetëm kështu do të funksionojë sistemi. Komisioni Shtetëror Antikorrupsion është institucion i pavarur dhe pres që të publikojë rezultatet edhe për palën tjetër, për shkak se edhe ata ishin shembull për nepotizëm”, theksoi Zaev. 

Kabineti i Presidentit të shtetit Gjorge Ivanov, ashpër ka reaguar dhe e ka cilësuar si vendim politik të Komisionit Shtetëror për parandalimin e Korrupsionit,  ngritjen e procedurës kundërvajtëse.

Nga kabineti i Ivanovit hedhin poshtë ngritjen e procedurës kundërvajtësi duke theksuar se nuk ka shkelje nga ana e presidentit gjatë dekreteve për avancim të disa eprorëve të caktuar të ARM-së.

Edhe Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se nuk ka patur ndikim në punësimin e motrës së tij në një kompani qeveritare. Komisioni për antikorrupsion ka vendosur që të ngritë procedurë kundërvajtëse pasiqë Bekteshi nuk e ka njoftuar Komisionin për punësim të motrës së tij, e cila, në adresë kishte nënvizuar adresën ku jeton edhe vetë ministri.

Ministri Bekteshi vërteton se do të paguajë dënimin që e parasheh Ligji, mirëpo motra e tij do të vazhdojë të mbajë pozicionin e punës sepse në këtë rast nuk është vërtetuar ndikim nga vetë ministri në punësimin e saj. Por vetëm deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski bëri të ditur se motra dhe vjehrra e tij do të braktisin vendet e punës, edhe pse siç tha nuk ka ndikuar në punësimin e tyre.  Komisioni Antikorrupsion ka ngritur padi penale ndaj funksionarëve, përfshirë ministrinë e ekonomisë, presidentin e vendit dhe deputetë, për punësime familjare dhe avancime të paligjshme. /IBNA