Antikorrupsioni hapë hetime për 42 familjarë të funksionarëve qeveritarë

Antikorrupsioni hapë hetime për 42 familjarë të funksionarëve qeveritarë
Komisioni Antikorrupsion në Maqedoninë e Veriut  ka nisur hetimet për punësimin e 42 familjarëve të funksionarëve aktual dhe të Qeverisë së kaluar. Antikorrupsioni po heton nëse punësimet e tyre jan bërë për shkak të lidhjeve familjare me funksionarët, duke manipuluar procesin ligjor të konkursit publik.
Në listën e publikuar janë emrat e deputetëve, ministrave dhe funksionarëve të tjerë.
“Ne duhet të japim konkluzë se përse lejohet një mundësi e tillë, dhe t’ia gjejmë rrënjët keqpërdorimit të pushtetit”, tha anëtarja e Komisionit, Sofka Petrovska Dojcinovska.
Sipas saj, rezultatet e para nga hetimet e tyre, do të dalin pasi që të marrin përgjigje nga institucionet. Alarmin për nepotizëm e ka shprehur opozita por edhe organizatat joqeveritare./IBNA