Amerikanët të interesuar për procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi

Amerikanët të interesuar për procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi
Zëvendës presidenti i Këshillit të Atlantikut, me seli në Shtetet e Bashkuara, Damon Wilson, së bashku me një delegacion amerikan, po qëndron për një vizitë në Kosovë, gjatë së cilës ka takuar udhëheqësit e institucioneve të Kosovës.
Wilson deklaroi se “bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit janë në qendër të takimeve sikundër edhe reformat e nevojshme për një të ardhme më të ndritur për popullatën e re të Kosovës”.
Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës thanë në njoftimet e zyrave të tyre theksohet se me zotin Wilson është biseduar për të ardhmen e Kosovës dhe bisedimet me Serbinë, si dhe mbështetjen e Këshillit të Atlantikut ndaj Kosovës në procesin e bisedimeve.
Presidenti i Kosovws pas takimit me Wilson tha se, “mungesa e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të ketë pasoja për sigurinë dhe qëndrueshmërinë në rajon dhe se sipas tij kjo u hap rrugë edhe elementeve antievropiane”.
Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj theksoi se “Kosova është e gatshme të arrijë një marrëveshje paqeje me Serbinë, por asnjëherë duke shkelur kushtetutën apo cenuar territorin.
Synimi final i vendit tonë është dinamizimi i konsolidimit të shtetit dhe në këtë rrugëtim mbështetja e ShBA-së mbetet jetike”, shkroi ai pas takimit me zotin Wilson.
Nw anwn tjetwr, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të hënën se mungesa e një kompromisi rreth Kosovës do të ketë pasoja të rënda për të dyja palët, ndërsa serbët tha ai, duhet të zgjedhin “mes gënjeshtrave të ëmbla dhe të vërtetës së hidhur”.
Ai mbajti një fjalim prej më shumë se dy orësh në parlamentin e Serbisë, pa shpalosur hollësi se cili është plani i tij për bisedimet me Kosovën, e cila sivjet shënoi 11 vjetorin e pavarësisë të cilën Beogradi vazhdon ta kundërshtojë.
Duke paraqitur një raport lidhur me bisedimet e deritashme me Kosovën, presidenti serb, tha se ajo është humbur me fajin e të tjerëve. /Ibna/