Ambasadorja e Kosovës kërkon përfshirjen e presidentit Trump në bisedimet me Serbinë

Ambasadorja e Kosovës kërkon përfshirjen e presidentit Trump në bisedimet me Serbinë

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka marrë pjesë në darkën e iftarit, e cila ishte shtruar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Donald J. Trump”, ka shkruar Çitaku.

“Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve. Po ashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri”, ka shkruar ambasadorja Çitaku.

Çitaku ka shkruar tutje se në iftar ishin të pranishëm përveç presidentit Trump, ishte edhe zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence, sekretari i Mbrojtjes, Shanahan, sekretari i Thesarit Mnuchin e ambasadorë të tjerë./Ibna/