Ambasadori amerikan Baily takim lamtumirës me kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë shtetëror

Ambasadori amerikan Baily takim lamtumirës me kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë shtetëror

Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily së fundi ka zhvilluar takimet lamtumirëse me krerët shtetëror dhe subjekte tjera në vend, për shkak të përfundimit të mandatit të ambasadorit. Baily pas një takimi që zhvilloi mbrëmë me kryeministrin Zoran Zaev ka thënë se kënaqësi për të është se gjatë mandatit të tij u zgjidh kontesti i emrit me Marrëveshjen e Prespës.  Sipas tij, me këtë marrëveshje, Maqedonia e Veriut dhe vendi fqinj Greqia bënë hapa historik.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se SHBA dhe Maqedonia e Veriut konfirmojnë në mënyrën më të mire partneritetin strategjik. Sipas tij, mbështetja e SHBA-ve ishte kyçe  në kuadër të procesit të anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE. Kate Marie Byrnes është ambasadorja e re amerikane në Shkup e propozuar nga administrata e presidentit Trump. /IBNA