Akceptimi i deklaratave nga Brukseli

Akceptimi i deklaratave nga Brukseli

 Komisioni Evropian (KE) do të rekomandojë hapjen e negociatave për inkuadrim për anëtarësim të plotë me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, konfirmoi Komisari për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn.

Ai në një intervistë për Evropa e Lirë konfirmoi se rekomandimi do të publikohet më 29 maj, kur Komisioni Evropian do ta publikojë raportin vjetor për progresin e vendeve të cilat janë në procesin e zgjerimit. Por nuk ka sinjale të qarta se a do të jepet data për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Ministri i jashtëm Nikola Dimitrov në fjalimin e tij në Bundestagun gjerman ku po qëndron për vizitë tha se pret inkurajim nga bashkësia evropiane.

“Edhe krahas situatës së rëndë politike në Evropë sot, zgjedhjet evropiane të ardhshme, të gjitha çështjet të cilat lidhen me atë, thjeshtë nuk e kemi luksin të mos kemi sukses në krijimin e tregimeve të suksesshme. Vendi im Maqedonia e Veriut sot është tregim i suksesshëm i cili duhet të inkurajohet dhe mbështetet nëse duam të bëjmë dallimin”, theksoi Dimitrov.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani thotë se këtë verë vendi do të marrë datë për fillim të bisedimeve. “Jemi duke punuar me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që të ju dëshmojnë se kemi përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për të hyrë në fazën e dytë, gjegjësisht të marrjes së datës për fillim të bisedimeve”, theksoi Osmani.

Megjithatë, ambasadori i Francës në Shkup, Christian Timonie ka deklaruar ditëve të fundit se nuk mund të flasë për datë për negociata para se të publikohet Raporti i KE-së, që vlerëson nëse është zbatuar gjithçka që duhej në Republikën e Maqedonisë së Veriut, posaçërisht në sferën e gjyqësisë dhe të shtetit ligjor. KE nga viti 2009 rekomandon hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, data për fillimin e negociatave akoma nuk ka marrë pajtueshmëri të plotë nga ana e vendeve anëtare./IBNA