A është e përfshirë Kosova në protestat e opozitës në Beograd?

A është e përfshirë Kosova në protestat e opozitës në Beograd?

Qeveria e Serbisë ka kohë që po përballet me protesta masive të organizuara nga partitë opozitare. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka shprehur dyshimet se këto protesta janë të mbështetura edhe nga Kosovës.

Këto reagime dhe akuza, kryeministri Ramush Haradinaj i ka quajtur absurde. Ai ka mohuar  të gjithë zërat që vijnë nga Beogradit zyrtar se ai ose dikush tjetër nga kreu i Kosovës qëndron pas protestave në Serbi.

 “Apelojmë deri te autoritetet në Serbi që problemet e tyre të brendshme t’i zgjidhin vetë të na lënë neve që t’i kryejmë punët tona”, deklaroi kryeministri i Kosovës.

Ai iu bëri thirrje krerëve të Bashkimit Evropian që t’ia bëjnë Beogradit të njëjtën kërkesë.

“Në hallet të cilat vet i kemi, aspak nuk na kujtohet Serbia dhe ajo se çka ndodh atje”, deklaroi Haradinaj.

Partia Progresive Serbe (SNS) Vucicit dhe aleatëve të tij në pushtet, të cilët u përballën me protestat masive me kërkesën për dorëheqjen e tij, i akuzuan, mes tjerash, Haradinajn dhe liderët tjerë të shqiptarëve të Kosovës se i ndihmojnë protestuesit opozitarë me qëllim që ta rrëzojnë Vucicin dhe pushtetin aktual.

Presidenti serb i akuzoi edhe ambasadat e huaja për “standarde të dyfishta”, sepse, sipas tij, nuk kishin reaguar për sulmin e protestuesve në Radiotelevizionin e Serbisë (RTS) ashtu siç reaguan për ngjarjet në Kuvendin e Shkupit më 27 prill të vitit 2017.

Sipas Vucicit, në Beograd kishte tentim për realizim të “skenarit maqedonas”, të cilin e kishin zbatuar liderët opozitarë Vuk Jeremiç dhe Dragan Gjilas, të cilët presidenti serb i quan “tajkunë dhe miq” të kryeministrit Zoran Zaev./Ibna/