A do te permbushen reformat ne drejtesi

A do te permbushen reformat ne drejtesi
Ndërsa vazhdon ratifikimi i protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, vendi duhet të vijojë përpjekjet për përmbushjen e reformave. Bashkimi Evropian ka bere thirrje qe te implementohet pakoja e reformave ne drejtesi qe eshte nje nga parakushtet kryesore per rrugetimin drejt anetaresimit.
Ish-gjykatesja ne Gjykaten e Strasburgut, Mirjana Llazarova – Trajkovs me vërejtje edhe për reformat në gjyqësor. Ajo thote se përkundër disa ndryshimeve ligjore, reformat shumë të paralajmëruara në gjyqësor duken larg.
Ne ende kemi probleme me vendimet të pashpjegueshme gjyqësore, kemi probleme me qasje jo të barabartë ndaj palëve në procedurë, dhe shpesh prioritet i është dhënë kryesisht prokurorisë viza vi palëve tjera, ose në pjesën e garancisë të lidhura me mbrojtjen, gjykimeve të gjata, gjykimet jo efektive kjo do të thotë në aspektin i një gjyqi të paanshëm dhe të drejtë dhe ende kanë një problem me paraburgimet shumë të shpeshta në vend se të aplikohen masa të tjera për mbrojtjen dhe garanci’’ – u shpreh Mirjana Llazarova Trajkovska, Ish gjyqtare në Gjykatën Evropiane.
Për reforma në gjyqësor, zëvendës shefi i OSBE-së Xhefri Goldstajn kërkoi që gjyqtarët vet të implementojnë standarde ndërkombëtare.
“Gjykatësit në shtet përballen me sfida serioze por ata duhet të dëshmojnë se janë të gatshëm dhe se kanë kapacitet dhe përgjegjësi  për të punuar në mënyrë të pavarur dhe të paanshëm” – theksoi – Jefrey Goldstein, zv/shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.
Në raportin e Avokatit të Popullit për vitin 2018, gjyqësori ishte sektori për të cilin qytetarët kishin vërejtje. Një ndër problemet që kanë përmendur qytetarët janë zvarritja e procedurave gjyqësor./IBNA