Kryeministri Rama, takim me Tsipras në Dubrovnik

Kryeministri Rama, takim me Tsipras në Dubrovnik

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Dubrovnik ku do të marrë pjesë në Samitin ekonomik 16+1 të Ballkanit Perëndimor me pjesëmarrje edhe të Kinës.

Në këtë samit marrin pjesë liderë shtetesh e qeverish të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe nga Kina.

Burime të IBNA nga Dubrovniku bëjnë të ditur se nesër e premte ora 10.00 kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me kryeministrin grek Aleksis Tsipras.
Takimi pritet të fokusohet në temat e nxehta që janë ende pezull mes dy vendeve, sidomos ajo e kufijve detarë dhe tokësorë mes Shqipërisë dhe Greqisë.