
Pesë veta humbën jetën në një aksident fatal që ndodhi në lagjen Dracevo në periferi të Shkupit, kur një makinë me pesë pasagjerë u përplas me një maune. Aksidenti ndodhi mbrëmë para mesnate, me ç’rast viktimat janë pasagjerët në makinën e tipit “Renault”, e cila ka humbur drejtimin dhe është përplasur me maunën për transportimin e mbeturinave.
Prokuroria publike tha se kanë kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes dhe se sipas tyre, makina e tipit “Renault 5” me tabela të Shkupit nga arsyeja ende të panjohura ka dalur në kahjen tjetër të rrugës dhe është përplasur me maunen. Nga goditja fatale, pesë pasagjerët në makinë të moshave nga 37 deri në mbi 50 vjet kanë humbur jetën. /IBNA