211 vjet burg për rastin 27 prilli në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

211 vjet burg për rastin 27 prilli në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut
Me gjithsej 211 vite burg janë dënuar 17 të akuzuarit që kanë mbetur, nga 33 gjithsej më parë për dhunën në Parlamentin e Maqedonisë se Veriutmë 27 prill të vitit 2017, kur u sulmuan deputetët e maxhorancës aktuale, kryetari i SDSM, Zoran Zaev dhe deputeti shqiptar Ziadin Sela.
Dënimin më të lartë e mori ish-ministri i brendshëm dhe ish-drejtori policisë Mitko Çavkov me 18 vjet burg.
Ata u dënuan për kërcënim të rendit Kushtetues dhe terrorizëm. Gjykatesja Dobrilla Kacarska tha se 27 prilli ka shkaktuar frikë dhe pasiguri tek qytetarët që asnjëherë nuk do të harrohet. Ajo tha se të gjithë kanë qenë të vetëdijshëm për veprimet e tyre./IBNA