Presidenti Thaçi fillon këshillimet me partitë për zhvillimet politike në Kosovë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, filloi të martën këshillimet me partitë politike për hapat e mëtjeshëm pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Presidenti Thaçi ka takuar përfaqësuesit e dy partive të komuniteteve jo shumicë, ndërsa ditëve në vijim do të realizoj takime me subjekte tjera politike. “Tani shtrohet nevoja për hapa konkretë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës për të pasur në vend sa më shpejtë një qeveri funksionale e efektive. Kjo qeveri duhet të reflektojë vullnetin e partive politike për një solucion të ri qeverisës apo atë të një procesi elektoral të ri dhe të bëjë të mundur që Kosova të bëhet sa më shpejtë me qeveri”, deklaroi presidenti. Presidenti i Kosovës tashmë i ka dy mundësi...
Zaev pranon zgjedhje të parakohshme, opozita kërkon sa më shpejt
Pas kërkesave të vazhdueshme të opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, kryeministri Zoran Zaev ka pranuar mbajtjen e tyre por në tetor të 2020, dy muaj para atyre të rregullta që duhet të mbahen në dhjetor 2020. “Do të bëjmë gjithçka që të kemi konsensus me opozitën. Nëse dëshirojnë zgjedhje të parakohshme ato mund të mbahen në tetor 2020”, theksoi Zaev. Opozita kushtëzon votimin e Ligjit për Prokurorinë dhe reformat në drejtësi, nëse pushteti nuk pranon zgjedhje të parakohshme.  Zëdhënësi i VMRO-DPMNE, Naum Stoilkovski tha se dorëzimi i Zaevit për të pranuar zgjedhjet e parakohshme është një bazë e arsyeshme që të ulen me Qeverin në tryezën e bisedimeve. “Është e qartë se nën presionin e opinionit pas skandaleve të shumta,...
Kushtet e Serbisë për vazhdimin e dialogut me Kosovën
Për  vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës është e nevojshme heqja e taksës dhe një angazhim më i madh i bashkësisë ndërkombëtare. Kështu është shprehur kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun, duke kërkuar që Kosova të heq barrierat ndaj produkteve serbe. “Nëse prioriteti parasheh tolerimin e veprimeve të njëanshme atëherë zgjidhje nuk ka. Nuk jam i sigurt se BE-ja nuk kishte mekanizma të ndikojë tek Prishtina. Për vazhdimin e dialogut është me rëndësi të reagohet më fuqishëm nga bashkësia ndërkombëtare”, ka theksuar Drecun. Thirrjet për zgjedhje në Kosovë dhe dilema se kush do të jetë në qeverisje në Prishtinë janë aktualitet. Por, në lidhje me dialogun me Serbinë nuk ka asnjë fjalë. Dorëheqja e kryeministrit...
Serbia do të kërkojë ekstradimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, reagime në Kosovë
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dënuar arrestimin shtetasit të Kosovës, Tomor Morina, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga ana e policisë së Maqedonisë së Veriut. Morina është arrestuar në bazë të një fletarresti të lëshuar nga INTERPOL-i me kërkesë të Serbisë. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se pret që shumë shpejt, Maqedonia e Veriut, të lirojë Tomor Morinën, ish-ushtar i UÇK-së, i ndaluar sot pas urdhër-arrestit nga Serbia. Pacolli ka thënë se Kosova është në kontakt të ngushtë me autoritetet në Maqedoni dhe pret lirimin e shpejtë të Morinës, teksa ka shtuar se këto urdhër-arreste nga Serbia s’kanë as kuptim e as bazë ligjore. I pyetur për të komentuar çështjen e arrestimit...
Ndihma e Rusisë për modernizimin e ushtrisë serbe e rrezikon sigurinë në rajon
Në Serbi ka arritur kontigjenti i parë i ndihmave ushtarake nga Moska me tanke dhe mjete të blinduara, të cilat Rumania nuk i lejoi javën e kaluar të kalonin tranzit në territorin e saj për shkak të sanksioneve të BE-së ndaj Moskës. Presidenti serb Aleksander Vuçiç falenderoi sot homologun rus Vladimir Putrin për modernizimin e ushtrisë së vendit të tij, por nuk pranoi të tregonte se si kishin mbërritur pajisjet ushtarake. Ndihmat ushtarake nga Rusia për Serbinë kanë shkaktuar shqetësime në Kosovë se mund të rrezikojnë paqen e brishtë në Ballkan. Zëvendësministri i Mbrojtjes në Kosovë, Burim Ramadani thotë se ndihma e Rusisë për modernizimin e ushtrisë serbe e rrezikon sigurinë në rajon. “Orientimi dhe armatosja e Serbisë me pajisje...
VMRO-DPMNE kushtëzon përkrahjen e ligjeve me marrëveshje për zgjedhje të parakohshme
Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE paralajmëroi se do të votojë për Ligjin e ri për Prokurorinë Speciale nëse pushteti do të pranojë që më pas të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nënkryetari i kësaj partie, Aleksandar Nikolovski tha për Kanal5 se kushti i tyre është që të caktohet data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. “Pa datën për zgjedhjet nuk do të kalojë asgjë në Kuvend, pavarësisht se po zhvillohen takimet e grupeve të punës për Ligjin për Prokurorinë”, theksoi Nikolovski. Kryeministri dhe lideri i SDSM, Zoran Zaev tha se miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike nuk duhet të kushtëzohet me zgjedhje të parakohshme. “Ne nuk jemi për zgjedhje të parakohshme. Duhet të gjejmë zgjidhje, por jo me zgjedhje...
Dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese kërkesa për interpretim të dorëheqjes së Haradinajt
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, sot ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për interpretim të aktit të dorëheqjes. “Sot kam dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Kërkesën për interpretim të aktit të dorëheqjes sime nga posti i Kryeministrit të vendit dhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë pas këtij akti. Qëllimi i kërkesës është, që jo vetëm të kërkohet sqarim për situatën juridike të krijuar pas dorëheqjes sime, dhe me këtë, të shmanget vakuumi institucional, por edhe që ky interpretim nga Gjykata Kushtetuese t’i qartësojë situatat e ngjashme në të ardhmen”, është shprehur  Haradinaj. Ai ka kërkuar nga Gjykata që të vendosë shpejt. “Shpresoj se për shkak të urgjencës Gjykata do të vendosë shpejt. Cilido të jetë ai vendim unë do...
Pas pushimeve të deputetëve pritet fillimi i dialogut politik
Dialogu politik në Maqedoninë e Veriut pritet që të rikthehet në tryezë nga fundi i gushtit me përfundimin e pushimeve verore për deputetët. Në fund të gushtit po ashtu pritet që në rend dite në Kuvend të jetë Ligji i ri për Prokurorinë e Përgjithshme Publike, që rregullon edhe fatin e Prokurorisë Speciale. Partia opozitare VMRO-DPMNE ka bërë të ditur se ka përgatitur versionin e saj të projekt – ligjit lidhur me fatin e Prokurorisë Speciale dhe se ai parasheh që kjo prokurori të bëhet pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme, por janë paraparë edhe detaje të tjera. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE, Dimçe Arsovski thotë se opozita kërkon që prokurorët e tanishëm të Prokurorisë Speciale të kthehen në prokuroritë amë, të hetohet...
Han: Vazhdimi i dialogut me Serbinë në shtator pas zgjedhjeve në Kosovë
Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë, Johannes Hahn pret që së shpejti në Kosovë të mbahen zgjedhjet që do të ndryshojnë gjendjen politike dhe se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë në shtator. Ai theksoi se një zgjidhje politike për situatën në Kosovë është e nevojshme për vazhdimin e dialogut. Hahn tha mes tjerash se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është një element kyç për përparimin e mëtejshëm të të gjithë rajonit dhe theksoi domosdoshmërinë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Hahn, pas takimit me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq në një konferencë të përbashkët shtypi, rikujtoi se Komisioni Evropian, nën drejtimin e Jean-Claude Juncker, ishte i angazhuar për rajonin dhe se shumë ishte arritur...
ZAEV PRET QË NË TETOR TË NISIN BISEDIMET ME BASHKIMIN EVROPIAN
Kryeministri Zoran  Zaev në konferencë të përbashkët me zyrtarin e lartë amerikan Philip Reeker tha se në takim u vërtetua interesi i përbashkët për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik dhe ekonomik, sipas themeleve të Deklaratës për partneritet strategjik mes SHBA-ve dhe Maqedonisë së Veriut “Si partnerë ndajmë dhe krijojmë aktivitet kundër luftës së terrorizmit dhe kërcënimet tjera kundër paqes dhe sigurisë botërore. Deri tani 21 vende kanë ratifikuar Protokollin për hyrje në NATO, ndërsa SHBA-të e nisën procedurën në Senatin e tyre dhe presin që në shtator apo tetor kjo procedurë të përfundojë”, tha Zaev duke shtuar se për vendin tonë është inkurajim mbështetja e SHBA-ve në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE. Kryeministri Zaev përmendi...